Gjevgjeli, parandalohet trafikimi i tetë migrantëve aziatik - Bota Sot
Gjevgjeli, parandalohet trafikimi i tetë migrantëve aziatik

Maqedonia

E shtunë, 26 maj 2018

Gjevgjeli, parandalohet trafikimi i tetë migrantëve aziatik

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Policia e Gjevgjelisë parandalon trafikimin e migrantëve aziatik.

Më 9 shkurt 2018, rreth orës 00:50 në vendin e quajtur Meçkin Kamen në Gjevgjeli, policët e stacionit policor të Gjevgjelisë, gjatë kontrollit të veturës “Audi A4” me regjistrim të Kërçovës, e drejtuar nga B.A (41), nga fshati Sërbicë, Kërçovë, me bashkëudhëtarin A.N (39), nga fshati Arangjell, Kërçovë, u gjetën tetë shtetas të huaj nga Irani, Iraku, Pakistani, dhe nga Turqia, të cilët nuk kishin dokumente për kalim kufitar.

Personat u ndaluan dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të inicohen procedurat e parapara./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test