Rasti “TNT”, Gruevski i nervozuar nga gjyqet e shpeshta - Bota Sot
Rasti “TNT”, Gruevski i nervozuar nga gjyqet e shpeshta

Maqedonia

E diel, 25 shkurt 2018

Rasti “TNT”, Gruevski i nervozuar nga gjyqet e shpeshta

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Gruevski

Reagim nervoz dhe i ashpër i të pandehurit, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski në sallën gjyqësore. Të dy të akuzuarit për prishjen e paligjshme me dinamit të ndërtesës “Cosmos” të biznesmenit Fiat Canoskit, akuzuan se procesi që udhëhiqet kundër tyre nuk është korrekt.

Seancat u janë anuluar për çdo ditë, ndërsa gjykimi ka qenë një farsë e vërtetë. Atmosfera në sallën e gjyqit u tensionua kur gjykatësi vendosi se të akuzuarit nuk do t’i marrin bisedat e përgjuara dhe SMS porositë që PSP-ja i propozoi si dëshmi.

U është ofruar që ato t’i dëgjojnë në gjykatë. Ky vendim i zemëroi Gruevskin dhe Janakieskin. Nëpërmjet avokatëve kërkuan shtyrjen e seancës së sotme dhe propozimi u pranua. Por, megjithatë nuk u pajtuan me datën e re – 15 shkurt. Të pandehurit u ankuan për një orar të ngjeshur të datave për gjykimeve.

"Ky gjykim u bë një farsë dhe të gjitha këto gjykime dhe unë e thashë atë që e dëgjuat se në qoftë se e kanë marrë vendimin në kokën e tyre, sipas mënyrës se si udhëhiqen gjykimet, duket sikur të është sjellë vendimi, të mos na maltretojnë, le ta lexojnë aktvendimin që ta dimë se çfarë është" – tha ish-kryeministëri Nikolla Gruevski.

Gruevski bëri paralele edhe me seancat e anuluara të kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Rryshfeti”, ku ai është i akuzuar.

"A e vëreni se neve seancat na i shtyjnë për disa ditë, ndërsa Zaevit për çdo dy muaj. Për shembull, javën e ardhshme për tre raste të ndryshme nga e hëna deri të premten për çdo ditë kemi seanca, ndërsa Zaevit i caktojnë në çdo dy muaj dhe ndonjëherë kur nuk ka se si ta shtyjnë, vetë prokurori kërkon një mënyrë se si të shtyhet dhe lutet që të shtyhet, atë të e akuzon akuzues, kjo është farsë totale" – u ankua më tej ai.

Specialja në sallën e gjyqit disa herë thekson se mbrojtja edhe pse është thirrur, nuk ka ardhur për të bërë ekspertizë të bisedave të përgjuara. Ajo ishte kundërshtuar se ato ishin të paligjshme.

Në rastin “TNT” për prishjen e kompleksit “Cosmos” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë. Sipas Speciales, për shkak të hakmarrjes politike ishte prishur objekti i biznesmenit Fiat Canoski i cili në vitin 2011 u largua nga koalicioni me VMRO – DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test