MASH kërkon arsimtarë për t’i dërguar në punë jashtë vendit - Bota Sot
MASH kërkon arsimtarë për t’i dërguar në punë jashtë vendit

Maqedonia

E enjte, 24 maj 2018

MASH kërkon arsimtarë për t’i dërguar në punë jashtë vendit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për realizimin e mësimit plotësues të arsimit fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jahstë vendit. Konkursi shpallet për dërgimin e arsimtarëve në këto vende:

Gjermani:

Një arsimtar në Shtutgart, Sindelfingen, Ulm, Faingen Enc dhe rrethinë, për mësim në gjuhën maqedonase.
Një arsimtar në Hamburg, Hanover dhe rrethinë, poashtu për mësim në gjuhën maqedonase.
Një arsimtar në Hamburg, Karlotebsurger, Stangelstrase dhe rrethinë, për mësim në gjuhën shqipe.

Slloveni:

Një arsimtar në Lubjanë, Kranj, Kozina Hrple, Kopër, Nova Goricë dhe rrethinë, për mësim në gjuhë maqedonase.

Francë:

Një arsimtar në Pantan, Verno, Kantlo dhe rrethinë, për mësim në gjuhën maqedonase.

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: të kenë arsim të kryer të lartë për mësues klasor, arsimtar i gjuhës maqedonase ose arsimtar i gjuhës shqipe, përvojë pune prej së paku pesë viteve në shkollë fillore, ta njohë gjuhën e shtetit për të cilin konkurron.

Kohëzgjatja e angazhimit të arsimtarit është katër vite shkollore. Rroga bazë në gjermani do të jetë 1.740 euro, në Slloveni 1.640 euro, kurse në Francë 1.900 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test