DAP: Paraqitja e të ardhurave vjetore të bëhet në kohë

Maqedonia

DAP: Paraqitja e të ardhurave vjetore të bëhet në kohë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

5 marsi, është afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor të fituar gjatë vitit 2017, ndërsa deri tani, prej rreth 440 mijë qytetarë, vetëm 7 mijë kanë dorëzuar kërkesën për tatim.

Nëpër sportelet e DAP-it të paktë ishin ata qytetarë që e kryejnë këtë obligim ligjor në kohë. Të tjerët ashtu si më parë  siç po duket edhe këtë vit po preferojnë rrëmujën , dhe presin afatin e fundit për ta kryer obligimin ligjorë.

Prej vitesh është obligim ligjorë paraqitja  e të ardhurave  shtesë të fituara përmes punësimeve të ndryshme, honorarëve, kontratave autoriale dhe shitje-blerjeve, dividendat  dhe ato të  interesit.

Paraqitja e tatimit vjetor për 2017-n në formë të shkruar, realizohet për herë të fundit në vend. Për tu shmangur turmave, autoritetet e DAP-it u bëjnë thirje qytetarëve që paraqitjet të mos I lënë  për ditët e fundit.

“Për fat të keq praktika po përseritet për çdo vit. Qytetarët si gjithmonë kërkesat për tatimet vjetore I dorëzojnë gjatë ditëve të fundit të skadimit të afatit dhe për këtë arsye u bëj thirrje të gjithë risidentëve të kryejnë detyrimet e tyre ligjore dhe të dorëzojnë  në kohë kërkesën vjetore për tatim me çka do tu shmangeshin turmave nëpër sporletet e DAP-it”, tha Muhedin Avdiq, nga DAP.

Përndryshe me sistemin e ri të paraqitjes së tatimeve nga viti 2018 , të ardhurat e fituara shtesë përmes kontratave të shit-blerjes, qerave, të ardhurat e qytetarëve të fituara jashtë vendit dhe të diplomatëve që punojnë në Maqedoni, përfitimet e tregtisë elektronike dhe të produkteve bujqësore që shiten jashtë tregjeve të gjelbra, do të dorëzohen për çdo muaj në formë elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat