Deputetja dhe kryetari i Komunës të lënduar në aksidentin e rëndë

Maqedonia

Deputetja dhe kryetari i Komunës të lënduar në aksidentin e rëndë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Demir Kapi – Udovë sipas disa mediave maqedonase është lënduar një deputete e LSDM dhe kryetari i komunës së Valandovës.

Deputetja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar menjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit, për shkak siç theksohet lëndimeve në kokë dhe trup.

Së bashku me deputeten është lënduar edhe bashkëudhëtari i saj, i moshës 30 vjeç. Po ashtu sipas Veçer, mësohet se është kryetari i komunës së Valandovës nga radhët e LSDM-së.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur një makinë e tipit Opel Korsa që drejtohej nga deputetja ka hasur në gurë dhe dheun e shembur në rrugë, me ç’rast është rrokullisur.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa policia theksoi se gjatë ditës do të japin detaje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat