OBRM-PDUKM: Gjykatat të mos bien nën presionin e forcave politike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gjykatat të mos bien nën presionin e forcave politike

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:13
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM edhe sot ka reaguar ndaj paraburgimit të deputetëve të saj, të cilët dyshohen për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë, në të cilin patriotët me raste të montuara akuzohen si terrorist.

“Për ta demostruar forcën dhe vullnetin e tyre, të akuzuarit i mbajnë në paraburgim pa ju marrë deklarata dhe pa ua respektuar të drejtën e mbrojtjes. Vetëm në diktaturat afrikane dënohesh pa dëshmi dhe duhet të dëshmohet pafajësia, në vend që të jetë e kundërta”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat