Zaev për vizitë zyrtare në Turqi, nesër do të takohet me presidentin Erdogan

Maqedonia

Zaev për vizitë zyrtare në Turqi, nesër do të takohet me presidentin Erdogan

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:06
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev prej sonte do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Turqi, ai do të ketë takime me krerët e lartë shtetëror.

Nesër Zaev do të pritet nga kryeministri Binali Jildirim dhe pas takimit kokë më kokë, ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Gjatë ditës së nesërme, Zaev poashtu pritet të takohet edhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Ismail Kahraman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat