Gjashtë skiatorët e zhdukur në Kodrën e Diellit janë gjetur dhe shpëtuar

Maqedonia

Gjashtë skiatorët e zhdukur në Kodrën e Diellit janë gjetur dhe shpëtuar

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:20
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se është arritur gjetja dhe shpëtimi i gjashtë skiatorëve për të cilët u raportua se kishin ngecur diku në Kodrën e Diellit.

Zhdukja e tyre u raportua në orët e mbrëmjes së hershme, në stacionin policor në Kodrën e Diellit. Gjashtë skijatorë, dy nga Kosova dhe katër nga Maqedonia, kanë qenë duke skijuar, por për shkak të mjegullës së dendur, nuk kanë arritur të orientohen dhe të gjejnë drejtimin e duhur për te ski-liftët, kështu edhe kanë humbur drejtim, dhe janë gjentur në afërsi të staneve të Shipkovicës.

Skiatorët u lokalizuan dhe u shpëtuan na ana e ekipeve të Zjarrfikësve të Tetovës dhe të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat