Rasti “Tank”, mbrojtja kërkon materialet e përgjuara

Maqedonia

Rasti “Tank”, mbrojtja kërkon materialet e përgjuara

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Gjoko Popovski dhe Gordana Jankulloska

Në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën e e PSP-së “Tank”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove.

Gruevski, Jankulloska dhe Popovski marrin pjesë në seancën e sotme që e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska.Avokati Boro Taseski në fillim kërkoi që t’i marrin në formë audio materialet e përgjuara, të cilat në këtë moment do të shfrytëzohen si dëshmi. Sipas tij, PSP deri në këtë moment nuk e dëshmoi kompetencën e saj në veprimin rreth këtyre lëndëve.Sipas akuzës, në periudhën nga shkurti deri në fund të tetorit të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtar e ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska të zbatojë furnizim publik në të cilën Ministria do të blejë automjet të ri të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurë është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP përfaqësues gjeneral dhe distributor i automjeteve nga brendi “Mercedes”.

Jankulloska për ta plotësuar kërkesën, megjithatë, e ka inkurajuar të akuzuarin ndihmës-ministrin Gjoko Popovskin për ta bërë këtë vepër penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Automjeti nga Ministria është dashur t’i jepet në shfrytëzim edhe Gruevskit i cili ka dashur të shfrytëzojë një automjet të tillë të blinduar, por për këtë nuk ka dashur të bëhet e ditur në opinion.Për furnizimin e mercedesit, opinioni ka mësuar nga bisedat që i ka publikuar opozita.Gjykata e Apelit Shkup, siç njofton MIA, më 8 nëntor të vitit të kaluar ka vendosur që bisedat e përgjuara për furnizimin e mercedesit të jenë si dëshmi në gjykimin për rastin “Tank".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat