Zyrtarisht ndryshohet emri i Aeroportit të Shkupit dhe i autostradës Tabanoc-Bogorodicë

Maqedonia

Zyrtarisht ndryshohet emri i Aeroportit të Shkupit dhe i autostradës Tabanoc-Bogorodicë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Edhe zyrtarisht, Aeroporti “Leka i Madh” tashmë do të njihet si “Aeroporti Shkupi”, ndërsa autostrada Tabanoc-Bogorodicë do të njihet si “Autostrada Miqësia”.

Kjo vjen pas publikimit të vendimit qeveritar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë.

Ky hap i ndryshimeve të emrave erdhi si rezultat i përafrimit të mundësisë së zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë, nga bisedimet me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat