"Maqedonia e Epërme apo Veriore", cili emër nuk është i pranueshëm për Bullgarinë

Maqedonia

"Maqedonia e Epërme apo Veriore", cili emër nuk është i pranueshëm për Bullgarinë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:24
Rumen Radev

Presidenti bullgar Rumen Radev dje ka thënë se Sofja mbështet zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit midis Shkupit dhe Athinës, por që kjo zgjidhje të mos përfshijë pjesë territoriale të Bullgarisë.

"Pozicioni bullgar është i qartë, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë të mos përfshijë pjesë territoriale të Republikës së Bullgarisë", ka thënë Radev,

Radev theksoi se Bullgaria nuk është duke planifikuar për të futur ndonjë sanksionet kundër Maqedonisë në integrimet e saj evropiane dhe euroatlantike që ka të bëjnë me negociatat rreth emrit që po zhvillihen ndërmjet dy shteteve sovrane nën përkujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Ai shtoi se këto negociata paraqesin shqetësim edhe për Bullgarinë, por vuri në dukje se ai beson se do të ketë zgjidhj që do të jetë e pranueshme për të dyja palëe, edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë dhe se nuk do të ketë palë të tretë të involvuar në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat