Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Nga mesnata e sontme, në Maqedoni do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës,ku parashihet edhe një ulje prej 2,5 denarësh për litër, bën të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

EuroSuper BS-95 do të kushtojë 65,5 denarë për litër, kurse EuroSuper BS-98 do të kushtojë 67 denarë për litër.

EuroDiesel (D-E V) do të kushtojë 57 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 45,5 denarë për litër.

Mazuti M-1 NS do të kushtojë 27,856 denarë për kilogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat