Vazhdojnë gjykimet për rastin e rrahjes së Selës dhe për lëndën ”Trust”

Maqedonia

Vazhdojnë gjykimet për rastin e rrahjes së Selës dhe për lëndën ”Trust”

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:16
Gjykata Penale

Sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin e rrahjes së Ziadin Selës në Kuvendin e Maqedonisë nga huliganët maqedonas dhe gjykimi për lëndën e PSP-së, ”Trust” ku akuzohet afaristi Sead Koçan.

Sot do të duhet të mbahet vazhdimi i tretë për dhunën ndaj deputetit Sela, pasi në seancën e parë avokati i tij kërkoi dëmshpërblim prej gjys milioni euro ndërsa dje në seancën e dytë ai dëshmoi vetë si palë e dëmtuar për dhunën ndaj tij.

Gjithashtu në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet edhe gjykim për lëndën ”Trust” ku i akuzuar është afaristi Sead Koçan dhe dy persona tjerë, të akuzuar për mashtrim në pjesmarrje në një tender të elektranave në Maqedoni. Të njejtë akuzohen se kanë falsifikuar dokumente të kompanive ”Transmet”, ”Sileks” dhe ”Vato DOOEL” për të qenë më të favorshmit në procedurën e tenderimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat