Hiqen ndalesat për automjetet e rënda ngarkuese në këto rrugë

Maqedonia

Hiqen ndalesat për automjetet e rënda ngarkuese në këto rrugë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Janë hequr ndalesat për automjete të rënda ngarkuese që ishin vendosur në drejtimet rrugore Gostivar – Kërçovë përmes grykës malore Strazhë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër.

Për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri 60 metra në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit, deri 50 metra në rrugën Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë dhe deri 100 metra në Krushevë.Lidhja AutoMoto e Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe në Strazhë, ndërsa në Gostivar reshjet janë të borës dhe shiut.

Në rrugët e tjera të vendi9t komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, prëderisa në viset më të larta malore në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë” ka mbetje të borës, por kjo nuk është pengesë për komunikacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat