Themelohet grup i ekspertëve në Odën Ekonomike të Maqedonisë

Maqedonia

Themelohet grup i ekspertëve në Odën Ekonomike të Maqedonisë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:54

Klub i konsulentëve/ekspertëve i cili do të bashkojë ekspertë prej më shumë sferave të ndryshme, përfshirë mes tjerash edhe energjetikën, industrinë dhe infrastrukturën, do të fillojë të funksionojë në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Aktivitetet e klubit të ri do të prezantohen sot në takimin e punës në Odën Ekonomike.
Themelimi i klubit është në drejtim të përcaktimit për rritjen e konkurrencës në sektorin privat në bazë të njohurive dhe inovacioneve, gjegjësisht krijimit të ekonomisë e aftë për të konkurruar në tregun ndërkombëtar përmes fuqisë së kualifikuar punëtore dhe kompanive inovative, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat