Allagjozovski: Nuk fshehim asgjë, as nuk i shmangemi përgjegjësisë

Maqedonia

Allagjozovski: Nuk fshehim asgjë, as nuk i shmangemi përgjegjësisë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:43
Robert Allagjovski

Nuk fshehim asgjë, as nuk i shmangemi përgjegjësisë, deklaroi ministri i Kulturës Robert Allagjovski pas reagimeve të shumta për projektet të cilave u janë ndarë para me Programin për kulturë në vitin 2018 dhe të kërkesës dhe pritjeve nga VMRO-DPMNE-ja të mbajë përgjegjësi morale dhe politike.

Më të stuhishme janë reagimet për shkak të mjeteve të ndara të shefit të Kabinetit të sekretarit shtetëror Valmir Aziri, por Allagjozovski në konferencë për shtyp tha se nuk mund të përgjigjet për projekte individuale dhe për të gjithë ata vlen qëndrimi se janë të hapur të pranojnë njoftim për çfarëdo qoftë parregullsish.

“Maksimalisht jemi të hapur dhe ndërmorëm hap të guximshëm sepse i publikuam edhe emrat e fituesve, dhe mjetet e ndara dhe të kërkuara. Nuk fshehim asgjë, as i shmangemi përgjegjësisë. Jemi të disponuar dhe bëjmë thirrje deri te të gjithë qytetarët dhe të punësuarit në institucionet dhe jashtë tyre, nëse kanë njohuri për çfarëdo qoftë parregullsish të na njoftojnë. Ne do të veprojmë në pajtim me procedurat dhe ligjet”, tha Allagjozovski në konferencën për shtyp pasdite në Qeveri ku bëri të ditur se seancën vijuese është miratuar Strategjia kombëtare për zhvillim të kulturës 2018-2020.

Shtoi se janë të gatshëm të ndërmarrin edhe hapa përkatës të përgjegjësisë dhe se kanë kërkuar mendim nga Komisioni për Antikorrupsion, ndërsa janë të hapur edhe për Prokurorinë Publike dhe për institucionet e tjera kompetente, nëse ata e kërkojnë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat