Erdogan pritet ta vizitojë Maqedoninë në maj

Maqedonia

Erdogan pritet ta vizitojë Maqedoninë në maj

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 21:46
Gjorge Ivanov dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për ftesën e homologut të tij Gjorge Ivanov në Maqedoni, tha se në rast se programi i tij përshtatet në muajin maj do të zhvillojë një vizitë kthyese në Maqedoni. 

Erdogan dhe Ivanov, pas takimit të realizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara, zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.

Erdogan duke iu përgjigjur ftesës së homologut të tij të Maqedonisë, në rast se programi i tij përshtatet në muajin maj do të zhvillojë një vizitë kthyese në Maqedoni.

Presidenti i Turqisë theksoi se ruajtja e qetësisë dhe paqes në Maqedoni, e cila është pasqyra e Ballkanit, është një shembull i rëndësishëm për rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat