Mickoski: Nuk do të mbështetim ndryshimin e Kushtetutës së vendit për ta ndryshuar emrin - Bota Sot
Mickoski: Nuk do të mbështetim ndryshimin e Kushtetutës së vendit për ta ndryshuar emrin

Maqedonia

E shtunë, 23 qershor 2018

Mickoski: Nuk do të mbështetim ndryshimin e Kushtetutës së vendit për ta ndryshuar emrin

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 08:26
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështetë ndryshim të Kushtetutës që do të ketë për qëllim ndryshimin e emrit kushtetues të vendit.

I ftuar në TV24, Mickoski theksoi se nuk diskutojnë për përcaktim identiteti, dhe se nuk do të bëhen arsyetim për dështimin e dikujt e as të jenë pjesë e një zgjidhje që nuk është në interes të Maqedonisë.

Mickoski hodhi akuza te përfaqësuesit qeveritar, duke thënë se i ndryshojnë deklaratat e tyre dhe shprehin qëndrime të ndryshme rreth procesit të bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test