Kotzias raporton te kryeministri Tsipras për bisedimet rreth emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Kotzias raporton te kryeministri Tsipras për bisedimet rreth emrit të Maqedonisë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:10
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias e ka njoftuar Kryeministrin grek Alexis Tsipras për ngjarjet e fundit në negociata e emrit. Kotzias, sipas mediave greke, mbrëmë e ka vizituar pallatin e Kryeministrit dhe në takim tet-a-tet e ka informuar Tsipras-in për kontaktet dhe bisedat që i ka pasur në ditët e fundit, lidhur me kontestin e emrit.

Në takimin, i cili nuk u paralajmërua paraprakisht, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina, kumtesën zyrtare, por edhe hollësi shtesë nuk ka, as nga MPJ-ja greke, e as nga kabineti i Kryeministrit grek.

Siç publikoi dje AIM-ja, Alexis Tsipras realizoi bisedë në telefon me Angela Merkelin, ndërsa mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen e emrit, por janë dakorduar të takohen nesër në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Biseda telefonike Tsipras – Merkel u realizua vetëm një ditë para vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat