Qeveria nuk është kompetente të vërtetojë përqendrim të paligjshëm në media

Maqedonia

Qeveria nuk është kompetente të vërtetojë përqendrim të paligjshëm në media

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:19
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë nuk është institucion kompetent që të vërtetojë nëse ekziston përqendrim i paligjshme mediatik, në këtë industri në vend.

Ky është reagimi i Qeverisë pas kumtesës së djeshme të Asociacioni Mediatik të Maqedonisë (AMM).

Në këtë reagim, AMM, ku anëtare janë Alsat-M, Kanal 5, Sitel dhe Telma, theksohet se është e befasuar nga transmetimet e televizionit kabllor TV 24 në vazhdimësi, përderisa mbahet debat për Ligjin për mediat.

Nga Qeveria, Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale  dhe institucionet kompetente kërkuan “që të hetojnë bashkimin e dukshme të TV 24 dhe Telekabellit dhe të veprojnë në përputhje me rregullat pozitive ligjore ndaj përqendrim të paligjshëm në tregun mediatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat