Taravari: Zaev, ti na dënon tani, ne do të dënojmë në zgjedhje!

Maqedonia

Taravari: Zaev, ti na dënon tani, ne do të dënojmë në zgjedhje!

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:17
Taravari Zaev

Zaevi është përgjigjur letrës time duke zyrtarizuar marrjen e kompetencave të Arsimit nga ne dhe duke ia transferuar vetes dhe shokëve të tij të mërzitur në Qeveri…
Zaevi e ka kuptuar Aliun dhe prandaj me veprimin e tij më ka thënë: ky është dënimi që meriton Gostivari nëse më mërzitni BDI-në!

Ka thënë tekstualisht që është politikan pragmatist, ndaj duhet ta kuptojmë këtë hakmarrje ndaj Gostivarit si pragmatizëm politik të Zaevit!

Z. Zaev, ata të punësuarit nga VMRO-ja në Gostivar që të shqetësojnë janë dhuratë nga BDI-ja, dhe kanë vendime të dhëna po nga BDI-ja, se të kujtoj që VMRO-ja është dashuri e gjatë dhe e vjetër e atyre që tash i ke si partner tani! Kujtohu shpesh për këtë! Po ti je në çark! Ç’të them?! Ishte fati yt i keq që të qeverisje me BDI-në që ka inat dhe lufton shqiptarët dhe kur një parti nuk do etninë e saj, vaj hallit për të tjerët!

Unë përfaqësoj një popull prej 100 000 vetash që janë të zemëruar me ty, kurse ti përfaqëson zyrën kryeministrore. Të dy na ka futur në punë populli, të dyve ai na nxjerr!
Vendimi për të hequr kompetencat e Arsimit është diletantizëm politik nga ana jote dhe shfaqje e tipareve primitvo-revanshiste dhe pikërisht nga konteksti pragmatik “lëvizje aspak e zgjuar”… Gjithë qëndrimi penalizues që ke mbajt ndaj nesh, fakti që bëre kurban 100 mijë banorë të Gostivarit për “pragmatizëm” të penalizoi!

Rezultati? Gostivarit nuk i ndodhi asgjë e re sepse Gostivari është mësuar me padrejtësi, unë dhe ata thjesht Humbëm Besimin tek ty…do bëhemi dhe ne pragmatikë Zaev, ti na dënon tani, ne do të dënojmë në zgjedhje! Asgjë personale miku im, quhet vetëm Politikë!

Dhe për fund: ishe shprehur se letrën time e kishe kuptuar si hidhërim të ndërprerjes të bashkëpunimit së ASH-së me LSDM-në…

Miqësisht po ta them: letra ishte keqardhje se si po katandisesh, të ka rënë aq shumë popullariteti, po vazhdove kështu edhe më keq do bëhesh! Jemi në krizë besimi ndaj teje! BDI-ja po merr në qafë kryeministrin e radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat