Edhe tre kryetarë do ta kenë fatin e Taravarit?

Maqedonia

Edhe tre kryetarë do ta kenë fatin e Taravarit?

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Ministrja e arsimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së fundmi solli vendim për marrjen e kompetencave në sferën e arsimit nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Pas Taravarit, kryetarët e komunave Konçe, Likovë, Bogovinë dhe Zhelinë, janë të radhës për t’i humbur kompetencat në sferën e arsimit.

Ngjashëm si në rastin e kryetarit të Gostivarit edhe ata në mënyre jo të drejtë kanë shkarkuar dhe emëruar drejtor shkollash.

“Për momentin po punohet në më shumë lëndë që kanë të bëjnë me kryetar komunash. Përderisa nuk do të largohen parregullsitë ligjore, ne do të veprojmë në bazë të ligjit”- thonë nga MASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat