Vajgl: Shkupi dhe Athina po bëjnë hapa të guximshëm

Maqedonia

Vajgl: Shkupi dhe Athina po bëjnë hapa të guximshëm

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 20:29
Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgl

Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgl, në një intervistë për RTVM ka thënë se tani ekziston optimizëm për përparim të mundshëm të Maqedonisë në integrimet euroatlantike.

“Më gëzon ajo që mes Shkupit dhe Athinës zhvillohet dialog konstruktiv dhe shpresoj që gjithë kjo do të jep rezultate të mira. Për hapa të cilët të çojnë para, duhen politikanë të guximshëm dhe përgjegjës”.

Ai theksoi se BE-ja përfundimisht ka kuptuar rëndësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa dëshmi për këtë sipas tij, është strategjia për zhvillim e BE-së.
Vajgl, Fleckenstein dhe Kukan të hënën do të vizitojnë Shkupin dhe do të marrin pjesë në Konferencën e 13 të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane.
Eurodeputetët ishin iniciatorë për idenë për bisedim në shtëpinë Jean Mone në Paris, por takimi u shty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat