Ushtria e shtetit ndihmon dërgimin e dy fëmijëve në spitalin e Shtipit

Maqedonia

Ushtria e shtetit ndihmon dërgimin e dy fëmijëve në spitalin e Shtipit

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Një ekip i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM) ka asistuar dy fëmijë për t’i dërguar në spitalin e Shtipit.

Të reshurat e borës në Poçivallë të Shtipit kanë pamundësuar automjetet për të lëvizur nëpër rrugët e këtij fshati dhe e vetmja mundësi ka qenë hyrja në fshat me automjet transportues të ushtrisë.

Drejtoria komunale për mbrojtje dhe shpëtim nuk ka arritur që t’u ndihmojë fëmijëve të moshës gjashtë dhe tetëvjeçare që të dërgohen në spital, kështu që URM-ja ka ndihmuar me një transporter të blinduar, hermelin dhe hamer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat