Mickoski: Është spekulim se VMRO-DPMNE-ja ka marrëveshje me pushtetin për kthim në Parlament

Maqedonia

Mickoski: Është spekulim se VMRO-DPMNE-ja ka marrëveshje me pushtetin për kthim në Parlament

Më: 1 mars 2018 Në ora: 14:03
Kristian Mickovski.

Është spekulimi se VMRO-DPMNE-ja ka arritur marrëveshje me partitë në pushtet që të kthehet në Kuvend dhe të votohet ligji për gjuhët, ndërsa si shpërblesë për këtë të lirohen të arrestuarit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, tha sot kryetari i partisë opozitare Kristian Mickovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të tij me kryetarin e Odës Ekonomike Branko Azeski, Mickovski përmendi se edhe VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin që ligji për gjuhët të tërhiqet dhe në vend të kësaj, të formohet grup pune me ekspertë, i cili do të sjell, siç tha, zgjidhje kushtetuese dhe të zbatueshme.
“Këtë spekulim e dëgjoj prej jush. Absolutisht nuk ka një gjë të tillë, as dikush ka folur për këtë. Kuptohet se duhet ta relaksojmë atmosferën në shtet dhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj, por, siç thonë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, më përgjegjësja për mundësimin e ambientit është Qeveria” tha Mickovski.
Sipas tij, tani Qeveria e ka radhën, ndërsa VMRO-DPMNE-ja si opozitë është këtu.

“Them se do të jemi opozitë në interes të qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi se amandamentet e ligjit për gjuhët nuk janë zgjidhje, Mickovski tha se “ligji duhet të tërhiqet”.

“Nëse dikush me të vërtetë i mendon mirë një kombësie të caktuar në Maqedoni, duhet të mbajë llogari edhe për ndjenjat e qytetarëve të tjerë. Nuk duhet të luhet me ndjenjat e tyre, as me ndjenjat e qytetarëve tjerë të Maqedonisë”, tha Mickovski.

Në pyetjen si i vlerëson protestat për emrin Maqedoni, kryetari i VMRO-DPMNE-së potencoi se partia e tij e përkrah të drejtën e garantuar kushtetuese të secilit, pavarësisht si është i përcaktuar politikisht.

Nga takimi me liderin e BDI-së Ali Ahmeti të caktuar për të shtunën, Mickovski pret diskutim për problemet reale dhe situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend.

“Kemi ne fakte dhe argumente tona për shumë çështje. Do të shohim si do t’i prezantojmë ato fakte dhe argumente, në drejtim të përmirësimit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve tanë ky është qëllimi themelor dhe elementar – si nga ky vend të bëjmë vend më të mirë për jetesë. Populizëm të zhveshur dhe pasione të ulëta nuk do të praktikojmë në politikën tonë”, potencoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Edhe ai edhe Azeski e vlerësuan takimin e tyre të parë si konstruktiv. Azeski në deklaratën pas takimit i dëshiroi Mickoskit kthim më të shpejtë në pushtet dhe shfaqi shpresë se do të zhvillojnë dialog të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që janë në interes të bashkësisë së biznesit.

“Pres, ndërsa këtë edhe ia kam bërë të ditur Mickovskit, që VMRO-DPMNE t’i mbështesë në Kuvend të gjitha ligjet që ndikojnë në ambientin ekonomik që të mos pengohet zhvillimi”, tha Azeski.

Mickoski, përmendi se në udhëheqësinë e re të VMRO-DPMNE-së i nevojitet navigacion i rregullt nga bashkësia e biznesit, të dëgjohen nevojat e kompanive sepse ata krijojnë vlerë të shtuar dhe punësime.

“Puna jonë është që të krijojmë zgjidhje adekuate dhe kur do të vijmë në pushtet, t’i zbatojmë në vepër”, tha Mickoski.

Vlerësimi i tij është se nëntë muajt e fundit Maqedonia shënon rezultate kryesisht të këqija ekonomike me investime të zvogëluara të huaja dhe prodhimtari industriale dhe pa vizion dhe kreativitet për çfarëdo qoftë përmirësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat