Juncker: BE-ja nuk bën presion për zgjidhjen e çështjes së emrit

Maqedonia

Juncker: BE-ja nuk bën presion për zgjidhjen e çështjes së emrit

Më: 3 mars 2018 Në ora: 10:46
Jean-Claude Juncker

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas kthimit nga turneu në Ballkanin Perëndimor për Euronews tha se BE-ja nuk bën presion mbi Maqedoninë dhe Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Presioni nuk është mjet që duhet ta përdorim. Inkurajojmë Greqinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit. Ata janë të angazhuar në bisedime, ne nuk duhet të intervenojmë”, tha Juncker.

Ai refuzoi të përgjigjet nëse është bërë kërkesë nga pala greke, që Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat