OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në për “politikën e merimangës”

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në për “politikën e merimangës”

Më: 3 mars 2018 Në ora: 11:15
Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një komunikate për media thekson se politika e MPB-së për të konfiskuar makinat që parkohen në vende të gabuara, bëhet me prapavijë politike.

Ish-partia në pushtet vlerëson se LSDM po përpiqet që të bindë qytetarët se “merimangat” po i sulmojnë punonjësit e policisë, ndërkohë që sipas tyre, një djalë i ri është therur me thikë dhe është në gjendje kritike.

“Krime, zhvatje dhe dhunë mbretëron në rrugë dhe Ministrinë e Brendshme mbyllë njërin sy. Kriminelët amnistohen, ka fundosje ekonomike. Varfëria dhe papunësia janë në rritje. Të hollat, në vend të projekteve kapitale shkojnë në xhepat e zyrtarëve të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata gjithashtu vlerësojnë se kjo është një përpjekje e turpshme për të fshehur faktin se partia në pushtet po kryen një politikë të persekutimit ndaj kundërshtarëve të saj politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat