Kuvendi i Maqedonisë sot do të zgjedh anëtarë të rinj të gjykatave

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë sot do të zgjedh anëtarë të rinj të gjykatave

Më: 5 mars 2018 Në ora: 08:36
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të zgjedh gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe do të diskutojë për anëtarët e Këshillit të Prokurorëve publik.

Naser Ajdari është i propozuar për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Ajdari duhet të zgjidhet në vend të Ismail Darlishtës.

Për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve publik janë të propozuar Angel Solev dhe Angele Ilievski.

Në rendin e ditës së seancës numër 35 janë edhe pika tjera nga sfera e arsimit, ekonomisë dhe Ligji për të falimentuarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat