Rritet numri i fëmijëve me pengesa në të folur në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i fëmijëve me pengesa në të folur në Maqedoni

Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Sipas hulumtimeve më të reja, në vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve me pengesa në të folur. Kështu, sipas të dhënave rreth 60% e fëmijëve përfshihen në këtë kategori.

Kështu thotë Silvana Filipovska, drejtoreshë e Entit për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit, me rastin e Ditës evropiane për logopedi.

Sipas saj, nevoja e logopedëve është rritur, e me këtë rritet edhe rëndësia e këtij profesioni, duke shtuar se në këtë ent ka vetëm dy klasa, për logopedi dhe surdologji, ku janë të puënsuar 42 persona.

Filipovska thotë se ky numër as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e pacientëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat