Qeveria e Maqedonisë pret zbatim efikas të strategjisë për gjyqësinë - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë pret zbatim efikas të strategjisë për gjyqësinë

Maqedonia

E premte, 21 shtator 2018

Qeveria e Maqedonisë pret zbatim efikas të strategjisë për gjyqësinë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:10
Qeveria e Maqedonisë

Anëtarët e Këshillit për ndjekje të zbatimit të strategjisë në gjyqësi 2017-2022, që e formoi Qeveria në seancën e sotme, janë praktikantë specifik në pjesë të ndryshme ku do të ketë reforma të mëdha në periudhën e ardhshme dhe nga ata presim zbatim efikas të strategjisë, vlerësoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Në koordinim me Qeverinë do të konfirmohen emrat e një përfaqësuesi në Këshillin e Gjykatës Supreme, gjykatat e apelit në Gostivar, Manastir, Shtip dhe Shkup, si dhe nga gjykatat themelore Shkupi 1 dhe 2. Procedura do të jetë maksimalisht transparente dhe publike”, deklaroi Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Në këtë trup, siç tha ai, nuk do të ketë anëtarë në gjyqësi të cilët ishin bartës të disa paraqitjeve negative.

“Ideja është që ky trup të përmbajë praktikantë në gjyqësi të cilët kanë përvojë çka dhe si është punuar dhe çka dhe si duhet të ndryshohet me Strategjinë për reforma në gjyqësi. Jo vetëm praktikantë, nga institucione, por shumë me kujdes është zgjedhur përbërja me qëllim që të mbahet edhe përfaqësimi territorial në të gjitha rajonet në Maqedoni. Intenca bazë është që këta anëtarë të jenë praktikantë të jashtëzakonshëm të cilët do të mund të dorëzojnë dhe të ndikojnë ndaj proceseve që vijojnë në drejtim të strategjisë që të implementohet në mënyrë adekuate”, tha Boshnjakovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test