Dita ndërkombëtare e gruas - Bota Sot
Dita ndërkombëtare e gruas

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Dita ndërkombëtare e gruas

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:23
Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Gruas - 8 Marsi sot do të shënohet edhe në Maqedoni. Janë organizuar një sërë manifestimesh dhe tribunash kushtuar gruas, ndërsa zakonisht në këtë ditë u dhurohen lule dhe dhurata.

Me rastin e festës, Platforma për barazi gjinore do të organizojë Marsh për të drejtat e njeriut, i cili do të fillojë nga "Zhena Park", përmes sheshit Maqedonia, Ura e Gurit dhe do të përfundojë në sheshin Filipi i Dytë.

Ministria e Mbrojtjes organizon tribunë me temë "Perspektiva gjinore në mbrojtje" e cila do të mbahet në Muzeun ushtarak në Shkup.

Me rastin e 8 Marsit, Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) do t'i bashkëngjitet fushatës për parandalim të dhunës së bazuar gjinore në punë dhe do të organizojë manifestim në të cilin do të ndahet material i shtypur.

Koncert simfonik i titulluar "Rrëfime grash" do të mbahet sot në Filarmoninë e Maqedonisë në të cilin soliste do të jetë pianistja nga Gjermania Ollga Sheps, ndërsa orkestrën do ta udhëheqë dirigjentja Elena Mitrevska e cila karrierën po e ndërton në skenat evropiane.

Të dhënat statistikore flasin se në Maqedoni nga numri i përgjithshëm i popullatës, 49,9 për qind janë gra dhe se ato jetojnë katër vjet më gjatë se burrat, ndërsa jetën mesatare e kanë 77,4 vjet.

Lidhur me burrat më i madh është numri i grave të diplomuara, gjegjësisht 58 për qind ose 4.787, si dhe numri i grave me master 58,9 për qind ose 1.107. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i grave me titull doktor shkencash është 111 gra doktor shkencash.

Nga numri i përgjithshëm i grave të punësuara 94,3 për qind janë të paraqitura me orar të plotë pune, ndërsa 74,8 për qind ose 283.834 gra punojnë në sektor privat.

Emrat më të shpeshtë femërorë në vitin e kaluar kanë qenë Jana dhe Sara, ndërsa gratë në Maqedoni vendosin të lindin një ose dy fëmijë.

Vlera e lules së freskët të importuar vitin e kaluar ka qenë 959.013 euro prej të cilave 50,7 për qind kanë qenë trëndafila. Më shumë importohet nga Holanda dhe Ekuadori.

Gruaja 16 për qind të kohës së saj e shpenzon në pastrim të shtëpisë, në aktivitete të lira 15 për qind gratë e punësuara, ndërsa të papuna 21 për qind. Një orë e 50 minuta qëndrojnë para televizorit, një orë e 57 minuta i përkushtohen kujdesit të fëmijëve, një orë e 41 minuta manarëve, në qoftë se i kanë. Për zbavitje dhe kulturë gratë në mjediset urbane ndajnë dy orë e 16 minuta, ndërsa gratë nga mjediset rurale një orë e 13 minuta.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita kur shënohet lufta e gruas për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat. Dita e parë e gruas është shënuar më 28 shkurt të vitit 1909 në SHBA me nismën e Partisë Socialiste të Amerikës. Në vitin 1910 në Kopenhagë është mbajtur Konferenca e parë ndërkombëtare e grave dhe në të është vendosur që të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, por pa u caktuar data e saktë. Vitin e ardhshëm, më 19 mars të vitit 1911 kjo festë për herë të parë është shënuar nga mbi një milionë njerëz në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test