Maqedonia dhe Serbia do t`i heqin barrierat tregtare - Bota Sot
Maqedonia dhe Serbia do t`i heqin barrierat tregtare

Maqedonia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Maqedonia dhe Serbia do t`i heqin barrierat tregtare

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:48
Ilustrim

Maqedonia dhe Serbia do të formojnë komitet ndërqeveritar për zgjidhjen e barrierave tregtare dhe përparimin e këmbimit.

Këtë mbrëmë e deklaruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të  Maqedonisë Lupço Nikollovski dhe ministri serb Rasim Lajiq pas takimit të punës për miellin në Shkup.

Pikërisht problemi me miellin, siç thanë, i hapi edhe çështjet e tjera që të dyja palët duhet t'i zgjidhin për qarkullim të pandërprerë të mallrave dhe shërbimeve.

Qëllimi i komitetit, por në përgjithësi i përpjekjeve të qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë, është këmbimi tregtar i deri më tani 760 milionë eurove, siç tha Lajiq, këtë vit të arrijë një miliardë euro.

Komiteti për herë të parë do të mbaj mbledhje më 14 mars në Beograd, ndërsa do t'i vlerësojë të gjitha barrierat të cilat ekzistojnë nga njëra anë ose ana tjetër. Do të diskutojë edhe për eksportin e prodhimeve të Maqedonisë: verë, alkool, duhan...., si dhe për pranimin reciprok të certifikatave mes dy shteteve. Në të njëjtën kohë do të ofrojë zgjidhje konkrete.

"Komiteti do ta shqyrtojë edhe arsyeshmërinë e pullave të kontrollit për miellin dhe nuk do të ketë problem që ato të hiqen nëse biznesmenët kërkojnë ose kanë interes për këtë gjë", tha Nikollovski pas takimit.

Problemi me miellin u shfaq pasi që Maqedonia më 8 shkurt të këtij viti solli rregullore të re për import me të cilën parashihej që pullat të vendosen në vend, pas kontrollit të plotë edhe nga  pikëpamja shëndetësore dhe jo si deri më tani, para se ato të arrijnë në kufi, nga ana e eksportuesve. Kjo "e ngriti në këmbë" Serbinë. Veçanërisht reagoi edhe Asociacioni  i bizneseve të fabrikave të miellit, furrave dhe prodhues të  pastave " Zhitounija" nga Novi Sadi i cili kërkoi nga shteti urgjentisht të sjellë antimasa për Maqedoninë.

Nikollovski dhe Lajiq ishin në komunikim të vazhdueshëm përmes telefonit. Ministri serb duhej të vinte të premten e kaluar por e anuloi takimin me arsyetimin se " nuk është arritur zgjidhje".

Ministrat mbrëmë në Shkup u morën vesh që miellit të importuar nga një, dy dhe pesë kilogramë pullat e kontrollit t'i ngjiten në Serbi, ndërsa për paketimet prej 25 dhe 50 kilogramë ato të vendosen në Maqedoni. Pas takimit theksuan se të dyja palët kanë bërë tolerime që të vijnë deri në zgjidhjen e problemit.

"Ky është fillimi i zgjidhjes afatgjate të të gjitha problemeve mes dy qeverive në pjesën e bujqësisë dhe tregtisë", potencuan ministrat e Maqedonisë dhe Serbisë.

Nikollovski tha se Rregullorja, sipas asaj që janë marrë vesh, do të  ndryshohet menjëherë.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test