Seancë e re gjyqësore për rastin "Toplik" - Bota Sot
Seancë e re gjyqësore për rastin "Toplik"

Maqedonia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Seancë e re gjyqësore për rastin "Toplik"

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:20
Mile Jankieski

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën e PSP-së “Toplik”, në të cilën dyshohen ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankieski edhe pesë persona të tjerë për shitje të një parcele ndërtimore në Sopishte të Shkupit.

Në seancën e fundit avokatët para fillimit të debatit kryesor kërkuan përjashtim të ekspertizës së dokumentacionit dëshmues të përpiluar nga PPS-ja, sepse ekspert për momentin është drejtori i Agjencisë për Kadastra të Patundshmërive, ndërsa vajza e tij punon në PPS. Sipas tyre ekspertiza është subjektive.

Prokurorët e PPS-së vlerësojnë se kërkesa e mbrojtjes është e pa bazë, për ç’arsye kërkon që Gjykata të mos e pranojë ankesën.

Gjykatësi Osman Shabani tha se Këshilli Gjyqësor do të vendosë në mënyrë shtesë për kërkesën e mbrojtjes dhe se për vendimin, gjegjësisht për atë nëse do të pranohet ekspertiza apo do të emërohet ekspert i ri palët do të marrin njoftim me shkrim.

Në “Toplik” i dyshuari i parë Jankieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me ligjin për furnizime publike ka krijuar komision për ankande publike të cilit i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë e PPS-së, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, ajo është obliguar në vlerë prej një milionë euro t’i paguajë borxh dhe interesin e mbetur personit juridik “San siti”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test