Miqësia e Maqedonisë me Greqinë është falco - Bota Sot
Miqësia e Maqedonisë me Greqinë është falco

Maqedonia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Miqësia e Maqedonisë me Greqinë është falco

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:48
Ilustrim

Autoritetet në Shkup po bëjnë të pamundurën që të arrihet kompromis me Greqinë rreth çështjes së emrit. Në këtë drejtim Shkupi zyrtar vendosi që të bëjë disa ndryshime të emrave të rrugëve, aeroportit të Shkupit dhe heqjen e disa permendorëve kontestuese në suaza të të gjendjes së kompromisit dhe miqësisë së mirë, shkruan Zhurnal.

Fokusi i Qeverisë vetëm se në këtë drejtim la nën hije angazhimet për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën e Serbinë.

"Miqësia me Greqinë është falco, e imponuar nga vetoja për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. Pra si puna e asaj martesës për interesa ekonomike me shkuesi. Ndërsa miqësia e maqedonasve me bullgarët dhe serbët është shpirtërore, me shqiptarët dihet se si është kjo miqësi e ndarë në disa kategori. Kategoria e martesave dhe bashkejetesë e detyruar natyrore. Por maqedonët vitet e ardhëshme do ndejnë më shumë miqësi për shqiptarët, është e vetmja rrugë e tyre nëse duhet të ekzistojnë si komb maqedonas", thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Sipas tij, serbët dhe bullgarët duan ti asimiliojnë, grekët ti tjetërsojnë ndërsa shqiptarët janë të vetmit që i njohin dhe i pranojnë me emër, gjuhe e kulturë kushtetues.

Nga ana tjetër analisti Naim Sinani thekson se aktualisht qeveria e Maqedonisë është përqëndruar vetëm në raportet me Greqinë, ndërsa po tregohet pak angazhim për raportet e brendëshme ndëretnike dhe raportet me fqinjët tjerë. 

"Në këtë drejtim ndikim tejet negativ ka zvarritja e ligjit për gjuhët, e sidomos mosgatishmëria e deputetëve të LSDM-së për ta rivotuar to njejtin, duke u fshehur prapa amandamenteve të VMRO-së. Kjo do të acarojë jo vetëm raportet e brendëshme ndëretnike, por do të ndikojë negativisht edhe në raportet e vendit me Shqipërinë dhe Kosovën", theksoi për ZHurnal, Naim Sinani, analist.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test