Nga Beogradi, Milenkoja paralajmëron pranverë të përgjakshme në Maqedoni - Bota Sot
Nga Beogradi, Milenkoja paralajmëron pranverë të përgjakshme në Maqedoni

Maqedonia

E diel, 24 qershor 2018

Nga Beogradi, Milenkoja paralajmëron pranverë të përgjakshme në Maqedoni

Më: 9 mars 2018 Në ora: 00:04
Milenko Nedelkovski

Milenko Nedelkovski, gazetari që njihet për mbështetjen e fuqishme për ish-qeverinë e Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin serb RTS ka paralajmëruar trazira në Maqedoni, edhe ate siç thotë të përgjakshme.

I pyetur nga gazetarja serbe se çfarë pranvere pritet në Maqedoni, Nedelkovski ka thënë: “Shpresoj se nuk do të jetë një pranverë e përgjakshme, por shumë e mundur është që të ndodhë
kjo.”

Ai gjatë emisionit ka fyer shqiptarët si një fis që është në shërbim të fuqive të mëdha, gjegjësisht amerikanëve dhe se ata aktivizohen në momente kur i konvenojnë këtyre aleatëve. Por ai nuk ka këmbyer fjalë të këqija edhe për VMRO-DPMNE-në aktuale që sipas tij kjo parti është njëlloj sikur LSDM dhe nuk po mbron interesat e maqedonasve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test