Edhe 170.000 qytetarë të Maqedonisë duhet t’i paraqesin të ardhurat në DAP

Maqedonia

Edhe 170.000 qytetarë të Maqedonisë duhet t’i paraqesin të ardhurat në DAP

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:50
Ilustrim

Deri në afatin e fundit për parashtrimin e fletëparaqitjeve tatimore vjetore, i cili skadon të enjten javën e ardhshme (16 mars), pritet rreth 170.000 qytetarë t’i paraqesin të ardhurat e tyre në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), me parashtrimin e fletëparaqitjes tatimore vjetore.

Siç informojnë nga DAP, në përfundim me ditën e djeshme janë parashtruar 235.258 fletëparaqitje, prej të cilave më shumë në Shkup, 86,643.

Me qëllim të shmangies së rrëmujës në sportelet tatimore, posaçërisht në Shkup, DAP përkujton se qytetarët mund t’i parashtrojnë fletëparaqitjet edhe në pika shtesë të cilat DAP i hapi për pranim të Fletëparaqitjeve tatimore vjetore në Qendër, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom apo t’i parashtrojnë përmes sporteleve mobile tatimore të cilat do të gravitojnë në më shumë vendbanime dhe komuna në Shkup dhe nëpër Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat