Mediat greke: Kotzias paraqet emrin e ri të Maqedonisë

Maqedonia

Mediat greke: Kotzias paraqet emrin e ri të Maqedonisë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:15
Nikos Kotzias

Mediat greke raportojnë lajmin se në një mbledhje joformale të Qeverisë në Athinë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

Një nga propozimet që përmendeshin në mediat greke janë Maqedonia e Epërme apo siç duan ta pagëzojnë në origjinal Gorna Makedonija. 

Por në tryezë janë edhe propozime të tjera. Vizitën e kryediplomatit grek e konfirmon edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, pa dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat