Borisov të hënë me Zaev në shënimin 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia

Maqedonia

Borisov të hënë me Zaev në shënimin 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:44
Borisov dhe Zaev

Në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të Holokaustit të hebrenje në Maqedoni, të hënën në Shkup do të marrë pjesë edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Siç publikoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kolegu i tij bullgar Borisov do të vendosin lule në përmendoren e 7.144 hebrenjve nga Maqedonia, ku janë paralajmëruar edhe fjalime të tyre si dhe të kryetares së Komunitetit hebre në Maqedni, Berta Romano Nikoliq.

Pas marshit delegacionet do të drejtohen drejt Kuvendit të RM-së ku janë parashikuar mbajtje e seancave komemorative.

Bojko Borisov është kryeministri i parë bullgar që merr pjesë në kremtimin e përvjetorit të deportimit të hebrenjve nga Maqedonia. Në delegacionin zyrtar bullgar, në kremtimin e 75 vjetorit të deportimit të hebrenjve nga Maqedonia do të marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë hebraike në Bullgari, njofton BTA.

Në kuadër të festimit të 75 vjetorit të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, nesër dhe pasnesër janë planifikuar aktivitetet në Manastir, në Shtip dhe në Shkup.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Maqeonia janë deportuar 7.114 hebrenj të cilët janë çuar në kampin e përqendrimit të Treblinës në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat