Sela: Qeveria mbron gjykatësit e korruptuar

Maqedonia

Sela: Qeveria mbron gjykatësit e korruptuar

Më: 10 mars 2018 Në ora: 19:12
Ziadin Sela

Në kongresin e sotëm të Aleancës për Shqiptarët, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë Ziadin Sela u rizgjodh kryetar i partisë, me 607 vota “për” dhe vetëm 1 “kundër”.

Para zgjedhjes së kryetarit, delegatët miratuan edhe statutin dhe platformën e partisë, ku janë vendosur risi të cilat nuk janë praktikuar deri më tani nga subjektet e tjera politike siç janë lejimi i fraksioneve, kufizimi i mandatit të kryetarëve të partisë dhe strukturave, si dhe përfshirja e diasporës shqiptare në të gjitha organet e partisë.

Menjëherë pas zgjedhjes në krye të Aleancës, Sela i dërgoi porosi kryeministrit Zoran Zaev duke rikujtuar atë në parimet e para të cilat ishin vedosur gjatë koalicionimit dhe që sipas Selës, janë shkelur pas formimit të Qeverisë.

Sela akuzoi Zaevin se mbron gjykatësit e korruptuar, nuk sjell drejtësinë e premtuar për shqiptarët dhe i bëri thireje që të mos ndërhyjë në verdiktin e shqiptarëve sikur në zgjedhjet e fundit lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat