Arsimtarët dhe edukatoret kërkojnë vetëm një ditarë

Maqedonia

Arsimtarët dhe edukatoret kërkojnë vetëm një ditarë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 20:15
Ilustrim

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe edukatoret e çerdheve kërkojnë nga ministria e arsimit dhe ajo e punës dhe e politikës sociale që evidencën pedagogjike ta bëjnë ose në ditarët e rëndomtë ose në ata elektronikë pasi puna e dyfishtë i ngarkon ame punë të panevojshme administrative, në vend se të angazhohen në aktivitete tjera me nxënësit. Arsimtarët thonë se veç kësaj ata përballen edhe me pengesa të shumta teknike në rastin me ditarët e elektronik për shkak të rrjetit të dobët të internetit apo edhe mungesës së tij andaj në të shumtën e rasteve detyrohen që evidencën ta realizojnë në shtëpitë e tyre.

Unë kisha thënë që ose të reduktohet ose të tërhiqet njëra, cilado…Nëse i përkushtohesh ditarit edhe asaj më së paku 10-15 minuta të duhet kohë për të mbush një, plotësisht një orar ditor…humbje kohë është për arsye se, unë kam dëshirë më shumë ti përkushtohem nxënësve, nuk i largohem edhe asaj pune mirëpo puna më e madhe është përkushtimi ndaj nxënësve që të kemi arsim, nxënës të dalluar, ti përkushtohemi mësimit më tepër e jo administratës – tha Lumnie Vrenezi, mësuese.

Edukatorja Arlinda Veliu tha për Alsat se angazhimi i dyfishtë shkakton ngarkesë të madhe për zhvillimin e procesit edukativo arsimor dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Ne punojmë me materie të gjallë, punojmë me fëmijë shumë të vegjël ku ata kanë nevojë për edukim, për arsimim, kemi edhe fëmijë me probleme me të folurit, fëmijë me autizëm, fëmijë me daun sindrom ku ata kanë nevojë për punën individuale.. Me keqardhje po e them, atë kohë që ne shkruajmë në ditarin elektronik mundemi të merremi me fëmijën, gjë që ka nevojë për ne, për bashkëpunimin tonë, për përkëdheljen tonë – u shpreh Arlinda Veliu, edukatore.

Nga ministria e Arsimit sqaruan se po shqyrtohen ndryshime ligjore lidhur me ditarët e thjesht dhe ato elektronik. Ndërkohë, ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carevska tha se po punohet për zgjidhjen e problemit dhe lehtësimin e edukatorëve nga angazhimet shtesë. Ajo thotë se mbetja vetëm e ditarëve elektronik është më efektive, por edhe për këtë ka probleme pasi sistemi ka nisur të aplikohet pa u studiuar mirë gjendja në çerdhe, shumë prej të cilave kanë mungesë të kompjuterëve apo të internetit.

Puna e fundit është që softueri është bërë por nuk kanë siguruar kompjuter në çdo grup. Pikërisht punojmë në këtë, bëhen vlerësime sa kompjuter janë të nevojshëm, një pjesë do të përpiqemi ti sigurojmë përmes donacioneve dhe një pjesë tjetër do ti blejmë. Kjo është një shumë e madhe por do të mundohemi ta tejkalojmë këtë problem sepse me të vërtet edukatoret duhet tu përkushtohen kujdesit të fëmijëve dhe edukimin e fëmijëve dhe mos të mirën me punë teknike – deklaroi Mila Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Ditari elektronik nisi të zbatohet në muajin shkurt të vitit 2011 si projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i cili kishte për qëllim të përmirësojë komunikimin ndërmjet mësimdhënësit dhe prindërve. Gjithashtu, ky projekt kishte për qëllim të mundësojë shqyrtim të shpejtë dhe të thjeshtë të informacioneve nga ditarët nga ana e arsimtarëve në shkollë, të mundësojë analiza statistikore të shpejta dhe të centralizuara nga MASH -i dhe nga institucionet tjera shtetërore. Por ky sistem në praktikë ka hasur në vështirësi të shumta ndërsa punonjësit e shkollave dhe çerdheve i ka shndërruar në punonjës që më shumë merren me punë administrative se sa më nxënës dhe fëmijë që kërkojnë përkujdes më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat