Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), Kerin Jamtin, sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje.
Bëhet fjalë për Marrëveshje për bashkëpunim zhvillimor dhe Marrëveshjen e kushteve themelore të bashkëpunimit zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.