Osmani: Oferta e Mickoskit, kulm i papërgjegjësisë së një partie politike

Maqedonia

Osmani: Oferta e Mickoskit, kulm i papërgjegjësisë së një partie politike

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:17
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se do të mbështesë reformat nëse tërhiqet Ligji për gjuhët.

“Ky është kulm i papërgjegjshmërisë së një partie politike. Të thoni se unë do ta djeg shtëpinë sepse nuk më plotësohet një nevojë momentale është kulmi i mungesës së seriozitetit të një partie politike që pretendon të jetë udhëheqëse e shtetit” deklaroi Osmani.

Sipas tij, deklarata për bashkim monoetnik për të parandaluar mundësinë e ofruar nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është anakronike dhe e rrezikshme.
“Nuk kam menduar se dikush mund të thoshte një gjë të tillë në vitin 2018”, tha Osmani.

Ai theksoi se kjo është një deklaratë serioze dhe  shpreson të demantohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat