Pse Kasami dhe Gashi nuk tregojnë kush janë anëtarët e kryesisë dhe nënkryetarët?!

Maqedonia

Pse Kasami dhe Gashi nuk tregojnë kush janë anëtarët e kryesisë dhe nënkryetarët?!

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:22
Foto ilustruese

Dy krahët e Lëvizjes BESA gati brenda 24 orëve paralelisht kanë mbajtur mbledhjet ku janë zgjedhur kryesitë qendrore, përfshirë edhe postet udhëheqëse ekzekutive partiake. Por deri tani asnjëri grupim nuk ka bërë të ditur se kush janë nënkryetarët, sekretarët apo edhe funksionarët e tjerë partiak.

Në komunikatat e lansuara partiake bëhet e ditur vetëm se janë mbajtur mbledhjet dhe janë sjellë vendimet, por duke mos dhënë detaje dhe transparencë.

Gjatë ditës së sotme siç bëhet e ditur nga këto parti do të bëjnë publike emrat e tyre. Por jozyrtarisht bëhet e ditur se në kryesitë qendrore janë emrat e njohur të kryesisë së kaluar të përbashkët që janë të njohur si emra publik që kandiduan në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat