Gruevski: Nuk doja incident në Kuvend, Talat Xhaferi të kërkojë falje

Maqedonia

Gruevski: Nuk doja incident në Kuvend, Talat Xhaferi të kërkojë falje

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:16
Nikolla Grueski dhe Talat Xhaferi

Në lidhje me incidentin në Kuvendin e Maqedonisë, kur ish-kryeministri Nikolla Grueski tentoi pengimin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është deklaruar ky i fundit.

Gruevski thotë se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkon nga Talat Xhaferi që të kërkojë falje ndaj opinionit publik.

Ai ka sqaruar se ka dashur që qartë dhe zëshëm të shpreh mospajtimin me mënyrën e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Gruevski ka sqaruar se vëtëm e ka tërhequr për dorë Xhaferin dhe nuk ka bërë diçka tejtër, duke shtuar se Xhaferi duhet t’i kërkoj falje edhe publikut shqiptar, pasi që Ligji është miratuar në formë kontrabandimi.

Sipas tij, janë shkelur procedurat dhe Ligji është jokushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat