Ligji i gjuhëve, Sela: Lojë politike dhe patriotizëm para popullit

Maqedonia

Ligji i gjuhëve, Sela: Lojë politike dhe patriotizëm para popullit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:37
Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela për reagimet rreth Ligjiit për përdorimin e gjuhëve tha se është vetëm lojë politike dhe patriotizëm para popullit.

Ai për REL tha se njëjtët aktorë politik e kanë pranuar të njëjtin ligj dhe nuk janë pajtuar vetëm për Prokurorinë speciale. Sipas tij ky ligj duhej të miratohet në vitin 2004 kur duhej të përmbushet korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit

“Kemi harruar se në vitin 2008 ishin sjellë mbi 100 ligje, mes të cilëve dhe ai për përdorimin e gjuhëve nga ana e atyre aktorëve politik që sot janë kundër këtij ligji dhe që kërkojnë të ketë debat publik. Kujtojmë se në vitin 2008 si është sjellë ligji? Dmth kjo ishte e panevojshme për reagim nga ana e tyre. Kjo është vetëm lojë politike dhe patriotizëm para popullit, dhe nuk e kanë atë për qëllim, sepse të njejtët aktorë politik unë jam shumë mirë i informuar, kur ishte në pyetje shumica e re parlamentare e kanë pranuar të njejtin ligj dhe nuk janë pajtuar vetëm për Prokurorinë speciale. Dmth bëhet fjalë vetëm për teatër dhe asgjë më shumë”, u shpreh Ziadin Sela, Lideri i Aleancës për Shqiptarët.

Gazetari: A ka gjasa edhe njëherë të ju shohim në shoqëri me Zaevin dhe Ahmetin?

“Nuk besoj se ka një gjasë të tillë sepse bëhet fjalë për ndershmëri. Asnjëherë nuk kemi lejuar dikush të luajë me ne, nuk do lejojmë të ndodhë edhe njëherë. Në politikë nuk ekziston ‘jo’ , por nga ana tjetër sepse në këto rrethana jo”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat