Protestuesit maqedon e quajn tradhëtare, lavire deputeten e LSDM-së

Maqedonia

Protestuesit maqedon e quajn tradhëtare, lavire deputeten e LSDM-së

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:18
Frosina Remenski

“Tradhëtare…lavire…e poshtër… do ta gjesh nga populli” janë disa nga thirrjet që mbrëmë janë thirrur nga protestues të dhunshëm para shtëpisë së deputetes dhe nënkryetares së Kuvendit, Frosina Remenski.

Protestuesit këto veprime i kanë bërë para syve të policisë, e cila ka qëndruar para shtëpisë së deputetes. Videoja më poshtë është lansuar nga ana e bashkëshortit të deputetes, i cili thotë se është tmerruar nga veprimet e tilla fashiste.

Ndërsa deputetja Remenski ka theksuar se personalisht do të dorëzojë kallëzim penal ndaj personave që dyshon se qëndrojnë pas kësaj proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat