VMRO-DPMNE: Maqedonia është shtet i kidnapuar dhe i rrënuar

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia është shtet i kidnapuar dhe i rrënuar

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:32
VMRO-DPMNE.

Maqedonia është shtet i kidnapuar dhe i rrënuar, akuzojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. 

Përmes një komunikate me shkrim, partia më e madhe opozitare vërteton se Qeveria nuk zbaton projekte të reja dhe nuk realizohen premtimet e dhëna. 

“Kemi regres të standartit në të gjitha lëmitë. Bëhemi shtet ku varfëria po shtohet, standarti po bie, ndërsa korrupsioni është më i madh në Europë. LSDM dhe Zoran Zaev e uzurpuan Parlamentin, i thyen të giitha procedurat në Kuvend dhe me forcë e miratuan ligjin antikushtetues për gjuhët. Ligji antikushtetues e ndau shoqërinë, dhe në vend të integrimin solli dezintegrimin. Në Republikën e Maqedonisë qeverisë kaosi. Nuk ka rroga më të larta, pensione, nuk ka standart të mirë për qytetarët. Të rinjtë po ikin nga vendi, ndërsa premtimet për një jetë më të mirë mbetën vetëm në letër”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat