Rasti “Ryshfeti” shtyhet përsëri, seanca e radhës më 26 mars

Maqedonia

Rasti “Ryshfeti” shtyhet përsëri, seanca e radhës më 26 mars

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:50
Zoran Zaev

Gjykimi për rastin “Ryshfeti” është shtyrë edhe sot ku seanca e radhës është caktuar për më 26 mars, me motivin se në Gjykatën Penale nuk kishte kushte për shikimin e incizimit.

Gjykata vendosi ta pranojë propozimin e avokatëve të kryeministrit Zoran Zaev që opinioni të marrë pjesë në shikimin e incizimeve si dëshmi, sepse sipas tyre incizimet të cilat janë publikuar në “Jutjub” nuk janë të plota.

Ndërsa prokurorët e PSP-së janë kundër kësaj kërkese. Prokurorja nga PSP-ja, Valentina Bislimovska tha se bëhet fjalë për materiale të klasifikuara, që janë deklasifikuar vetëm për gjykimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat