Shumica e grekëve nuk duan që emri i ri të përmbajë termin “Maqedonia”

Maqedonia

Shumica e grekëve nuk duan që emri i ri të përmbajë termin “Maqedonia”

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Shumica e grekëve ose 56.5 për qind, nuk duan që termi “Maqedonia” të jetë në emrin e ri të vendit, ndërsa vetëm 4 nga 10 të anketuar mendojnë se është e mundur zgjidhje pa fjalën “Maqedoni”.

Këto janë rezultatet e anketimeve të realizuar nga agjencia “Kapa Research” për televizionin grek “Alfa".

Në pyetjen se cili është mendimi për bisedimet për emrin, 56.5 për qind janë përgjigjur se “nuk duhet të përfshihet termi Maqedonia”, 38.5 për qind janë për kompromis, ndërsa 4 për qind duan zgjidhje me çfarëdo emri.

Drejtori i përgjithshëm i “Kapa Research” thotë se ata që janë kundër termit Maqedonia, aspak nuk ju intereson se si është prapashtesa tjetër.

Ndërsa shumica e të anketuarëve (67.5%) mendojnë se bisedimet për çështjen e emrit duhet të vazhdojnë, ndërsa 30.5% thonë se bisedimet duhet të ndërpriten.

Kurse në pyetjen se cili vend paraqet rrezik për Greqinë të anketuarit janë përgjigjur: Turqia 92.5%, Shqipëria 47% dhe Maqedonia 37%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat