Bursa studimore për studentët e matematikës dhe fizikës

Maqedonia

Bursa studimore për studentët e matematikës dhe fizikës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:06
Renata Deskoska

Shkencat natyrore dhe matematika radhiten në listën e lëmive thuajse të padëshiruara për studim. Këtë e konfirmon edhe ministrja e arsimit Renata Deskoska duke shtuar se janë paraparë bursa për studentët e matematikës dhe fizikës me qëllim që studimet të bëhen më tërheqëse. Me këtë rast, Deskoska paralajmëroi edhe themelimin e gjimnazit matematik-informatik që pritet të hapet në vitin shkollor 2019-20.

"Gjatë këtij muaji është lëshuar në procedurë parlamentare edhe Ligji për gjimnaz të matematikës dhe informatikës i cili do të jetë gjimnaz i një lloji të veçantë, gjimnaz në të cilin do të mësohen programe përparuese të matematikës, fizikës dhe informatikës dhe njëkohësisht do të shërbejë si qendër për nxënës të talentuar. Qëllimi është të kontribuojmë për forcimin e ndërgjegjes për nevojë të njohjes të shkencave natyrore dhe matematikës", deklaroi Renata Deskoska, ministre e Arsimit.

Dekani i Fakultetit të shkencave natyrore dhe matematikës, Icko Gjorgoski tha se reformat në arsim duhet të nisin prej moshës parashkollore me qëllim që shkencat e lartpërmendura të bëhen tërheqëse për studime.

"Arsimi është proces që përbëhet nga më shumë shkallë dhe kur njëra prej tyre do të lëvizë nga vendi i gjithë ai proces nuk do të funksionojë. Prandaj vlerësojmë reforma gjithëpërfshirëse që do të kishin nisur nga mosha parashkollore e më lart ose anasjelltas, si të dëshironi, por është e patjetërsueshme të përfshihen të gjitha segmentet", tha Icko Gjorgoski, dekan i FMN.

Në konferencë ndërkombëtare për arsimin në shkencat natyrore dhe matematikë, ministrja Deskoska u përgjigj edhe për ditarët elektronik dhe ato të thjeshtë. Ajo tha se ndryshimet do të vijojnë pas ndryshimeve në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, përpilimi i të cilave është nga fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat